Gjatë pandemisë 60 mijë persona humbën vendet e punës

 

Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) ka publikuar hulumtim që ka realizuar në terren për ndikimin e pandemisë në sektorin privat.

Në këtë hulumtim thuhet se nga dëmet e shkaktuara nga Covid19, gjendja e bizneseve është e vështirë, dhe rezulton se bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe.

Në konferencën për me temën “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuar nga Covid-19”, Fjolla Smaili zëdhënëse e OAK tha se sektorët më të prekur në pandemi është gastronomia dhe sektori prodhimit, derisa farmacitë dhe marketet kanë pasur fitim në pandemi.

“27 përqind e të anketuarve në biznese deklarojnë se pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht keq, ndërsa 40 përqind kanë deklaruar se pandemia ka ndikuar keq. 59 përqind e bizneseve janë deklaruar se kanë mbyllur bizneset për 3 muaj. 8 përqind janë deklaruar se bizneset nuk janë mbyllur asnjë një herë në pandemi[…]Sektori më i prekur në këtë kohë ishte gastronomia me 66 përqind, ndërsa rritje të qarkullimit patën sektorët siç janë barnatoret dhe marketet ushqimore”, theksoi Smaili.

Ajo po ashtu tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie të punësimit.

“Rreth 60 mijë vende të punës janë humbur në pandemi”, tha ajo.

OAK ka rekomanduar Qeverinë që punonjësit të cilët janë pushuar nga puna të mbështeten financiarisht.

Po ashtu është bërë thirrje që të mbështetet prodhimi dhe të krijohet arka “patriot”.

Back to top button