Moti: Vera në dimër!

Temperatura më e lartë e ditës deri 13°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së të shtunën parashihet që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s./21Media

Back to top button