Gjen një shumë të caktuar të parave në rrugë, qytetari nga Kaçaniku i dorëzon në polici

Qytetari E.Dema nga Kaçaniku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një postimi, ku kanë bërë thirrje pronarit të vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, çdo ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”, shkruan Policia në “Facebook”./21Media

Back to top button