​”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”, i kushton kryetarit të Ballkanit me dënim

Javën e kaluar, respektivisht më 21 shkurt, Drita e mposhti kampionin e Kosovës, Ballkanin me rezultat minimal.

Përveç humbjes së kampionit, kryetari i këtij të fundit, Arsim Kabashi bëri një gjest të pahijshëm pas pjesës së parë.

Kabashi pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes kundër Dritës hynë në zhveshtoren e gjyqtarëve, dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një aksioni të mysafirëve.

Përveç kësaj, Kabashi kishte kërcënuar gjyqtarët duke thënë:

“Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”.

Pas këtij kërcënimi, gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore, Kabashi dënohet me gjobë në shumë prej 300 eurove.

Back to top button