Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden dy granata dore në Ferizaj

Të dielën në fshatin Dremjak një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button