Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden dy granata dore në një fushë në Malishevë

Në një fushë raportohet se janë gjetur dy granata dore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:10 në fshatin Lladroviq, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave të dorës.

“Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button