Dy vajzat e raportuara si të zhdukura nuk pranojnë të kthehen në shtëpi

(Live Update)

Ato zakonisht niseshin bashkë në fakultet por nga mëngjesi i datës 23 shtator kur morën këtë rrugë në orën 7:00 nuk u kthyen më në shtëpi.
Pas më shumë se një javë ato u gjetën në mesnatën e 1 tetorit nga një qytetar që e ndaluan në rrugë. Ai i solli në stacionin e policisë në Pejë.

Vajzat kanë rrëfyer në polici se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur ndonjë keqtrajtim.

“Gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnë se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëht e ditur se vajzat nuk kanë pranuar të kthehen në shtëpi.

“Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnë se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtëpitë e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtëpinë e sigurt”, njofton policia.

Gjenden gjallë dy vajzat e zhdukura në Pejë

Janë gjetur dy vajzat nga Peja të cilat janë zhdukur rreth një javë më parë.

Kjo u bë e ditur nga ish- deputeti Veton Berisha. Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se vajzat janë gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë.

„Vajzat e zhdukura një javë më parë E.B.dhe L.N. janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashk me to!Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim!“, shkroi ai.

Sa i përket këtij rasti ka reaguar, dje deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo ka bërë thirrje që të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat./21Media

Back to top button