Gjenden sërish mbetje mortore në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore të personave të zhdukur në Prekaz.

Përmes një njoftimi në “Facebook” është bërë e ditur se pas vazhdimit të gërmimeve në Prekaz që nga data 9 nëntor kur ishin gjetur edhe mbetje të tjera mortore, të tilla janë gjetur edhe sot.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i këtij komisioni, Andin Hoti.

Në Prekaz janë gjetur mbetje mortore edhe më 9 nëntor.

Back to top button