Joe Biden sot feston ditëlindjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sot festoon ditëlindjen e 81-të.

Pa dyshim që ditëlindja e tij do të jetë në qendër të vëmendjes për vetë faktin se demokrati është presidenti më i vjetër në historinë amerikane.

Nëse Biden arrinë të fitojë edhe një mandat të dytë të udhëheqësisë vitin e ardhshëm, ai do të jetë 86 vjeç në kohën kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Ani pse Biden nganjëherë bën shaka për moshën e tij sondazhet tregojnë se mosha e presidentit është shqetësimi më i madh dhe i vetëm për votuesit amerikanë.

Megjithatë, vitet  nuk e kanë dekurajuar atë që të kandidojë për një mandat të dytë për president të SHBA-ve.

Ndërsa Biden bëhet edhe një vit më i vjetër, kombi amerikan është vëmendshëm, duke menduar për implikimet e epokës së tij në të ardhmen e vendit./21Media

Back to top button