Gjenden të vdekur 2 fëmijë në një apartament në Gjermani

Vëlla e motër, 7 dhe 9 vjeç janë gjetur të vdekur në apartamentin ku jetonin, në Hockenheim, Gjermani.

Mediat gjermane shkruajnë se autoritetet kanë vënë në pranga një 43-vjeçare si të dyshuar lidhur me ngjarjen, por nuk dihet nëse është nëna e fëmijëve apo e afërme e tyre.

Trupat e fëmijëve janë dërguar për ekspertizë dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si ata kanë ndërruar jetë.

Zyra e prokurorit publik në Mannheim dhe departamenti i krimeve të rënda të Departamentit të Policisë Kriminale në Mannheim kanë nisur hetime të mëtejshme.

“Për shkak të situatës në të cilën ata u gjetën, nuk japim më shumë detaje”, thanë hetuesit./21Media

Back to top button