Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Prishtinë e tjetri në Fushë Kosovë

Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona një në Prishtinë dhe tjetri në Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai bëri të ditur se një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ndërsa më vonë gjatë ditës policia ka marrë informatë për një person të shtrirë në në parkun e Taukbashqes në Prishtinë.

Tutje, ai ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, burrë është i vdekur.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, shtoi tutje Borovci.

Borovci tha për portalin rtv21.tv se Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë këto ngjarje./21Media

Back to top button