Gjendet 30-vjeçari i zhdukur nga Prishtina

Pas angazhimit të pandërprerë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga data 8 tetor 2023.
Lajmi është bërë i ditur sot nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, sipas së cilës Beselica është në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë më shumë detaje.
Arben Beselica (30) nga Komuna e Prishtinës ishte raportuar si i zhdukur që nga dita e hënë, ndërkohë që familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?