Gjendet afër vijës kufitare Kosovë-Serbi personi i zhdukur në Kllokot

Është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur dje në komunën e Kllokotit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Lidhur me rastin Osmani tha se lokalizimi dhe gjetja e personit të zhdukur u bë falë bashkëpunimit mes policisë dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Sot me datën 13.05.2025 si rezultat i angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional të Njësive Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur më 12.05.2025 në komunën e Kllokotit. Personi është gjetur sot në orët e pasditës në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Sërbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë. Policia e Kosovës falënderon të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur”, tha Osmani. /21Media

Back to top button