Gjendet e braktisur në bodrumin e një ndërtese një foshnjë e sapolindur

Policia ka gjetur të braktisur një foshnje të porsalindur  në bodrumin e një pallati në Yzberisht sot në  Tiranë.

Bëhet e ditur shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button