Kurti: 57 shtëpi janë duke u ndërtuar për komunitetet jo shumicë

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se 57 shtëpi janë duke u ndërtuar për komunitetet jo shumicë në komuna këtë vit, dhe 230 tjera janë duke u renovuar.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se “ Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna këtë vit”

Ndërsa shtoi  se dje gjatë ditës së bashku me ministrin Krasniqi janë vizituar familjen Palmar nga komuniteti boshnjak, familjen Hagjijaj nga komuniteti rom dhe familjen Saku nga komuniteti egjiptian.

Po ashtu Kryeministri Kurti njoftoi se ky program do të vazhdojë edhe me thirrjen e dytë vitin e ardhshëm, për të cilën tashmë kemi ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro./21Media

Back to top button