Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Gjakovë, policia jep detaje

Është gjetur e mitura e cila është raportuar si e zhdukur një ditë më parë, në Gjakovë.

Policia raporton se është arrestuar një i dyshuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që ishte larguar nga shtëpia.

Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar “Person i zhdukur, i gjetur/përdhunim”./21Media

Back to top button