Gjendet e vdekur 6 vjeçarja, pas 2 orësh që u raportua e zhdukur

 

Grace Ross u raportua e zhdukur, të premten në mbrëmje rreth orës 18:30 në New Carlisle, Indiana, Amerikë.

Në më pak se 2 orë ajo u gjend e vdekur në një zonë të mbuluar me drunjë.

Një 14 vjeçar emri i të cilit nuk u bë i ditur për shkak që është i mitur, u arrestua si i dyshuar kryesor për vrasjen e 6 vjeçares, Grace Ross, transmeton rtv21.tv.

Sipas burimeve të South Bend Tribune, hulumtimet rreth vdekjes së viktimës po vazhdojnë ende, rasti është i hapur dhe aktiv, dhe gjithçka do të jetë më e qartë pasi t’i bëhet autopsia.

Fqinjtë të cilët kanë jetuar afër familjës për 40 vjet, thanë se janë të shokuar me vdekjen e Grace.

“Thjesht nuk mund të pranosh diçka të tillë, që fëmija yt tashmë nuk jeton më, madje të dëgjosh se çfarë i ka ndodhur në një moshë kaq të re, është e tmerrshme”, “ Ajo tashmë është një engjëll”, tha gjyshja e saj./21Media

Back to top button