Gjendet e vdekur një 20 vjeçare në Podujevë

Një vajzë e moshës rreth 20 vjeçe sonte është gjetur e vdekur në Metehi të Podujevës.
Lajmin për Rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë në Podujevë.
“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. Është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”, ka informuar Borovci.
Tutje, Borovci ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet, pasi është rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.​”, ka informuar tutje Borovci./21Media

Back to top button