Ngjarjet e datës 19 gusht

Komuna e Ferizajt organizon debati publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Ndërtimin e Objektit me Infrastrukturë Përcjellëse të Nënstacionit Ferizaj 3 (Kastrioti). (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ora 9:00).
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë përurimin e destinacionit të ri në Nashec. (Ora 10:00. Transporti i organizuar, nisja në ora 09:30 nga Shtëpia e Bardhë).
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00).
Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit Muhamet (Musli) Musliu nga fshati Ozdrim, komuna e Skenderajt.(Varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ora 17:00).

Back to top button