Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prizren, Policia nis hetimet

Një 54-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prizren, gjatë ditës së sotme.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se policia ka bërë hetimet në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar dëshmitarët në lidhje me rastin, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Me datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtepin e saj, në rrugën Tefik Çanga në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54 vjecare . Policia ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi I pa jetë dërgohet për egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa ka shtuar se është hapur rasti “Hetim i vdekjes”./21Media