Gjendet e vdekur një 67 vjeçare në Dragash, në trupin e viktimës janë vërejtur shenja të dhunës

Një grua 67-vjeçare ka vdekur në fshati Kuk të Dragashit. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ai ka thënë se dyshohet se ka pasur dhunë në familje. Sipas Policisë, ajo ka vdekur në ora 05:00 të mëngjesit, të hënën.
“Sot më datën 26.12. 2022 në fshatin Kuk të Dragashit është raportuar për një grua 67 vjeçare të vdekur në shtëpinë e saj. Për shkak se e njëjta edhe më herët ka raportuar dhe është viktimë e dhunës, policia në konsultim me prokurorin kanë hapur rastin si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka shtuar se nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes janë vërejtur disa shenja dhune në trupin e viktimës.
Rasti do të hetohet dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzamenim mjeko-ligjor.

Back to top button