Gjendet i gjallë i moshuari që ishte zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se i moshuari, me inicialet N.T është gjetur i gjallë pas dy ditësh kërkim.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga kjo shoqatë thuhet se ky operacion është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policinë e Kosovës.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, ka përfunduar me sukses. Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T, është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore. Operacioni është realizuar me bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, ku krahas ekipit të SHKKSH-së, kanë qenë të pranishëm edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, “të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në realizimin me sukses të këtij misioni”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button