Gjendet i pa shenja jete një person, Policia po heton shkaqet e vdekjes

Policia ka nisur hetimet për një vdekje në Rahovec.
Sipas Policisë është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 19:10.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjeksësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media