Gjendet i pajetë një bari në mal
Një bari është gjetur i pajetë ditën e djeshme, në malin e fshatit Dervician, Gjirokastër të Shqipërisë.
Policia dyshon se ngjarja mund të jetë aksidentale dhe 52 vjeçari me inicialet A.Ç, që punonte si bari në fshat të jetë rrëzuar në një zonë me shkëmbinj ku edhe ka humbur jetën.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e policisë./oranews