Çka tregojnë shenjat e gjelbërta në trotuaret në Prishtinë?

Shenjat e gjelbërta të vendosura në trotuaret e Prishtinës e kanë një kuptim të veçantë.
Se çka tregojnë këto shenja, ka treguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.
Sipas Ramës, secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e edicionit të 14-të të Manifesta që fillon më 24 korrik.
“Mirëmëngjesi Prishtinë! Me siguri i keni pa shenjat e gjelbërta nëpër trotuare të kryeqytetit. Secili shenjëzim ju drejton në njërin nga 25 lokacionet e @manifestabiennial. Nga 23 korriku, të gjitha rrugët ju çojnë në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës ne botë, që sivjet kemi kënaqësinë ta kemi në Prishtinë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Programi i gjerë i këtij edicioni të Bienales Nomade Evropiane shtrihet në gjithë Prishtinën. Përgjatë programit 100-ditor, Manifesta 14 do të paraqesë punime të artit bashkëkohor, ngjarje kulturore, zhvillime eko-urbane dhe hulumtime ndërdisiplinore në 25 hapësira në kryeqytet.
Në hapjen e madhe më 22 korrik do të mbahen fjalime dhe perfomanca muzikore live.
Të gjitha hapësirat e Manifesta 14 Prishtina do të hapen për publikun prej orës 10:00, ditën e shtunë, më datë 23 korrik dhe hyrja është falas për të gjithë. /21Media
Back to top button