Gjendet i shtrirë në rrugë, vdiq në spital

Të dielën në Klinë një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë, dhe ka vdekur pasi është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button