Grabitje e armatosur në një dyqan në Podujevë

Në një dyqan në fshatin Lluzhan të Podujevë ka ndodhur një grabitje me armë, ku persona të panjohur kanë vjedhur cigare dhe alkool, derisa një punonjësi të sigurimit ia kanë drejtuar armën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, e në dyqan janë futur nga pjesa e pasme.

Për shkak të shqetësimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit u tha se janë larguar në drejtim të panjohur.

Për rastin po zhvillohen hetime.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se, derisa ishte në vendin e tij të punës në një market si punëtor sigurimi, persona të panjohur të maskuar dhe armatosur (nga pjesa mbrapa marketit) pasi kanë depërtuar me forcë në market, kanë vjedhur cigare dhe alkool, ndërsa viktimës dyshohet se ia ka drejtuar armën/pistoletën por nuk kanë shkrepur. Viktima për shkak të shqetësimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button