Gjendet i vdekur burri nga Deçani që u raportua i zhdukur

Sot është gjetur trupi i pajetë i D.K. nga fshati Rastovicë e Deçanit, i cili ishte raportuar i zhdukur tri ditë më herët.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas Policisë, trupi i pajetë i D.K është gjetur rreth orës 12.
Policia ka thënë se ekipet e Policisë, FSK-së dhe fshatarët janë angazhuar për kërkim që nga mëngjesi.
 
Back to top button