​Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Lipjan

Një 19-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në Hallaq të Madh të Lipjanit.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka treguar se vdekja e 19 vjeçarit është konstatuar nga mjekët emergjent.
“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç”, ka thënë Borovci.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes./21Media

Back to top button