Reuters: Anulohet vizita e Lavrovit në Beograd

Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi u anulua pasi vendet në afërsi të Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin e tij, tha një burim në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax, transmeton Reuters.
Burimi ka konfirmuar shkrimin e mediave serbe, ku thuhet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që duhej të transportonte diplomatin rus në Beograd.
Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës Ruse për të fluturuar avioni i ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në hapësirën ajrore të atij vendi./21Media

Back to top button