Gjendet i vdekur një 27-vjeçar

 

Një person është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (9 gusht) në Vaun e Dejës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës.

Viktima është shtetasi me iniciale Gj.B., 27 vjeç banues në lagjien “1 maji”.

Burime pranë policisë dyshojnë se ai është ekzekutuar me armë zjarri.

Policia njofton se trupi i shtetasit është gjetur rreth orës 05:55.

“Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button