Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në Ferizaj

Një person është gjetur i vdekur sot në fshatin Saraishtë të Ferizajt.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
“Sot në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fshatin Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”, ka thënë Veseli.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për D.O., 30 vjeçar, trupi i pajetë i së cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./21Media

Back to top button