Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në veturën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete”, ka thënë Veseli.
Policia ka thënë se ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet./21Media

Back to top button