Gjendet i vdekur një 39 vjeçar
Një 39 vjeçar është gjetur i vdekur sonte në banesën e tij, në Maliq.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike, shkruan vizionplus
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?