Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij

Policia ka bërë të ditur se dje në Prishtinë është gjetur një burrë pa shenja jete.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button