Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një burrë në Graqanicë

Policia ka informuar se dje rreth orës 12:10 është gjetur i vdekur një burrë në korridorin e një ndërtese  në Graqanicë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Këtë vdekje Policia e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button