Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën rreth orës 17:53 në Pejë.
Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button