Turku ia mësyu aeroportit “Adem Jashari” me pasaportë fals

Një shtetas i Turqisë në mbrëmjën e 19 shtatorit me pasaportë fals ia kishte mësyer Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”.
Mirëpo, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë , pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj duke prezantuar pasaportë, që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button