Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Shtërpcë

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në Shtërpcë. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion./21Media

Back to top button