Gjendet i vdekur një burrë, Policia nis hetim

Një person është gjetur i vdekur në Prizren të premten në mëngjes.

Trupi është dërguar për obduksion dhe Policia ka nisur hetim.

“Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button