Gjendet i vdekur një diplomat rus në Berlin

Një diplomat rus u gjet i vdekur muajin e kaluar jashtë ambasadës së Berlinit në Gjermani.
Trupi i burrit u gjet në trotuar më 19 tetor nga policia që ruante kompleksin e Berlinit, raportoi “Der Spiegel”.
Sipas tyre, burri me sa duket kishte rënë nga kati i sipërm, por ishte e paqartë se si, transmeton rtv21.tv.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë konfirmoi vdekjen e diplomatit për gazetarët, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Policia në Berlin nuk e ka komentuar publikisht vdekjen, e cila u raportua për herë të parë të premten.
Der Spiegel tha se ambasada e quajti atë një “aksident tragjik” për të cilin nuk do të komentonte “për arsye etike”.
Emri i burrit nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por raportet thonë se ai ishte 35 vjeç dhe i listuar si sekretar i dytë i ambasadës ruse.
Sipas Der Spiegel, ambasada ruse nuk ra dakord për një ekzaminim pas vdekjes së diplomatit muajin e kaluar dhe trupi i tij tani është kthyer në Rusi./21Media

Back to top button