14 qytetarë u infektuan me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 619 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 419.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 440.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 578 mijë e 22 doza të vaksinës.
Deri më sot 737 mijë e 475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Show More
Back to top button