Gjendet i vdekur një i mitur në Vaganicë të Mitrovicës

Një i mitur është gjetur pa shenja jete sot në në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka informuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur). Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima- kishe hyrë në kanal për t’u larë!”, ka bërë të ditur Zahiti./21Media

Back to top button