Gjendet i vdekur një person në Istog

Një burrë është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog, të dielën, raporton policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është në procedurë hetimore dhe Polica e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button