Gjendet i vdekur një person në Istog

 

Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në Komunën e Istogut. Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë dhe pastaj është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore.

“Mbëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur ai, derisa ka thënë se po hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja”, ka thënë Rugova./21Media 

Back to top button