Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës

Një person është gjetur i vdekur në lumin e qytetit të Klinës.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, trupi i pajetë është hasur nga një peshkatar i cili më pas ka lajmëruar organet.
“Në ora 13:35 përmes telefonit një peshkatar e ka njoftuar policinë për një trup të pajetë në një lum në Klinë. Në vend ngjarje kanë dal Policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, bëhet fjalë për një person të moshuar të gjinisë mashkullore./kallxo

Back to top button