Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur i vdekur një 72 vjeçar në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.
Vdekjen e viktimës M.T., sipas Policisë, e kanë konstatuar njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button