Romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, temë bashkëdiskutimi me mërgimtarët në Hamburg

Romani “Një fije shprese, një fije shkrepëse” e shkrimtarit kosovar, Ag Apolloni do të jetë temë e diskutimit me mërgimtarët në Hamburg të Gjermanisë.
Mbrëmja letrare do të mbahet të shtunën nga ora 17:00 deri në 19:00.
Klubi i librit “ODA” ka informuar se takimi do të mbahet në dy forma: virtualisht dhe fizikisht (sipas rregullave 2G-plus), në Luisenhof & Dubrovnik.
Kurrizin e romanit të Apollonit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” e përbën historia e luftës me pasojat e saj që vazhdojnë në paqe.

Back to top button