Gjendet i vdekur një person në një objekt biznesi në Malishevë

Një person është gjetur i vdekur brenda objektit të një biznesi familjar në fshatin Mleqan të Malishevës. Dyshohet se bëhet fjalë për një biznesmen të njohur.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Elezaj po ashtu ka bërë të ditur se me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore./21Media

Back to top button