Policia po heton rastin

Policia po heton rastin

Sot rreth orës 10:50, një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai për rtv21.tv tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore.

“Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njesia e Hetimeve Rajonale.”, tha Krasniqi./21Media